Grupet e ndihmës për emigrantët kanë ngritur alarmin për sa u përket vdekjeve të tre refugjatëve në kampin e refugjatëve në ishullin Lesbos të Greqisë.
Ata shprehen se kushtet e këqija të jetesës dhe mbipopullimi i kampit të Moria, paraqet një rrezik serioz për jetën e më shumë se 3 mijë refugjatëve.
Ditën e hënë një 20-vjeçar, që besohet të jetë nga Pakistani, u gjet i vdekur në tendën ku banonte.
Ndërkohë gjatë javë së kaluar, një egjiptian 22-vjeçar dhe një 46-vjeçar nga Siria të cilët ndanin një tendë, u gjetën pa jetë, shkaku i vdekjes së tyre besohet të jetë thithja e gazrave helmues të lëshuar nga ngrohëset.
Sipas mediave lokale besohet se shkaku i vdekjes së tre refugjatëve ka qenë helmimi nga monoksidi i karbonit, pasi temperaturat e ulëta kanë detyruar shumë refugjatë të përdorin ngrohëse dhe soba me dru për tu ngrohur.
Më shumë se 60 mijë refugjat, shumica e të cilëve kanë ardhur nga zona të përfshira në konflikte si Iraku, Siria dhe Afganistani, jetojnë momentalisht në kampe të ndryshme të shpërndarë nëpër Greqi.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com