Me amendamentin e ri të Ministrisë së Drejtësisë greke, i cili përfshihet në një projekt-ligj që lufton ksenofobinë dhe racizmin dhe parashikon reduktimin e mbipopullimit të burgjeve greke, kanë për të përfituar edhe shumë shtetas shqiptar të cilët vuajnë dënimet në Greqi.

Sipas këtij amendamenti mund të lirohen nga burgjet të dënuarit deri në dhjete vjet heqje lirie, si dhe të burgosurit e mitur të cilët vuajnë dënime të vogla.

Konkretisht lirohen ata të burgosur që gjatë miratimit të ligjit kanë kryer një të dhjetën e dënimit, pasi janë dënuar me 3 vjet heqje lirie, një të pestën, pasi janë dënuar më pesë vjet burgim dhe një të tretën e masës së burgimit, kur dënimi i tyre është deri në dhjetë vjet.

Nga projektligji përjashtohen të gjithë personat që janë dënuar për terrorizëm, evazion fiskal dhe shpërdorim të pasurisë shtetërore.