Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë në Kapshticë, pasi po trafikonin mbi 2 kg kokainë.
 
Dy shqiptarët 32 dhe 33 vjeç e kishin kaluar kufirin nga Shqipëria drejt Greqisë në këmbë, ndërsa kokainën e kishin fshehur në një rrip të përshtatur.
 
Përpos 2.52 kg kokainë, 2 shqiptarëve u janë sekuestruar 3 telefona, 1030 Euro dhe 5700 Lekë shqiptare.



dy.b/shqiptarja.com