GREQI- 3 infermierë shqiptarë janë arrestuar në një spital në Janinë pasi nuk zotëronin licencë për ushtrim profesioni.

Gazetari i Report Tv, Piro Nase raporton se 3 infermierët shqiptarë punonin në spitalin shtetëror ‘Haxhikosta’ në Janinë dhe së bashku me ta janë arrestuar edhe 2 infermiere Bullgare.

Lidhur me këtë ngjarje po merret në pyetje drejtori dhe nëndrejtori i spitalit. Mister mbetet mënyra se si ato janë punësuar, teksa Prokuroria ka nisur hetimet.