Greqi, arrestohen 6 serbë
vranë turistin amerikan

Greqi, arrestohen 6 serbë<br />vranë turistin amerikan
ATHINE-Policia e Greqisë ka njoftuar sot se ka arrestuar 8 persona, përfshirë 6 shtetas të Serbisë, lidhur me vrasjen e një turisti amerikan, i cili ishte rrahur për vdekje në një përleshje në një restorant në ishullin Zante.

Policia tha se dje ka arrestuar serbët pas pamjeve të incizimeve të kamerave dhe se gjithashtu ka arrestuar pronarin grek te bar-kafese si dhe një rojtar britanik me origjinë nga Serbia.

Të tetë personat janë të dyshuarr se kanë rrahur për vdekje 22 vjeçarin, afrikano-amerikan, Bakari Henderson, gjatë orëve të hershme të mëngjesit të djeshëm në një qender pushimi në fshatin, Laganas.

Policia tha se Henderson ishte me një grup të shokësh qe gjithashtu ishin perleshur me serbët.

Autoritetet thanë se të dy grupet kishin konsumuar alkool në sasi të mëdha.

Henderson pësoi lëndime serioze në kokë dhe u shpall i vdekur pasi ishte dërguar në spital.

ishulli zante
(Ishulli Zante ku ndodhi ngjarja)

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK