GREQI - Policia greke ka sekuestruar 115 kg marijuanë rreth 12 kilometra larg pikës kufitare të Kakavijës. Makina që u bllokua me lëndën narkotike kishte ardhur nga Athina për t'u ngarkuar me kanabis sativa në fshatin Agia Marina. Drejtuesi i saj ishte një shtetas shqiptar 43 vjeç. 

Pasi mori ngarkesën me marijuanë nga fshati grek, makina u nis drejt destinacionit të saj, që ishte Athina. 

Menjëherë në ndjekje të saj u vendos Antidroga greke duke ndaluar mjetin me lëndë narkotike dhe arrestuar shqiptarin që e transportonte.
 
Gjatë kontrollit, në automjet u gjetën 13 pako të mëdha, plot 115 kg marijuanë.
 
Droga u sekuestrua kurse mbi shqiptarin 43-vjeçar rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)