Policia greke ka goditur ditën e sotme një grup trafikantësh droge të cilët vepronin në perëndim të Athinës.

Një 35 vjeçar shqiptar dhe dy grekë të moshës 58 dhe 74 vjeç  janë arrestuar pasi ishin pjesë e grupit të drogës. Pas një kontrolli të bërë në banesat e grupit, u gjetën 16.9 kg kanabis, një sasi e vogël heroine, një armë gjahu dhe 7 celularë.

Policia greke vazhdon hetimin e plotë, për të kapur edhe pjesëtarët e tjerë të grupit që merren me trafikimin e lëndëve narkotike.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com