GREQI - Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar në Filipiadha, i cili u kap me 180 kilogramë lëndë narkotike. Sipas policisë greke, shqiptari do ta transportonte drogën brenda shtetit grek.
Mësohet se destinacion i saj ishte Athina. Shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u kap në makinën e tij, ku rezultoi se pas kontrolli të policisë kishte 180 kilogramë lëndë narkotike, vlera e të cilës llogaritej rreth 4500 euro.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, ngarkesa e drogës ishte bërë në një pikë karburanti. Shqiptari i arrestuar jeton në lagjen 'Nea Jonia' të Athinës.
Redaksia online
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com