ATHINË - Qeveria greke dhe liderët e tri partive më të mëdha politike arritën një marrëveshje për pranimin e masave të reja shtrënguese antikrizë, të vëna si kusht nga trojka e BE-BQE-FMN, pak ditë më parë për shpëtimin e Greqisë. Lajmin e ka bërë me dije një zëdhënës i qeverisë greke, i cituar nga mediat vendase, ndërkohë që pritet një deklaratë zyrtare e kryeministrit grek Lukas Papadimos.
Përfaqësuesit e trojkës i kanë dhënë 15 ditë kohë forcave politike në Greqi për të shtuar edhe fondin 300 milion euro, që do të përmbyllë paketën e ndihmës prej 130 miliard eurosh për mosfalimentimin e Greqisë.
Pas takimit që zgjati mëse 8 orë, tre liderët kryesorë të forcave politike greke arritën një marrëveshje me qeverinë për programin e paketës së shpëtimit, që ngërthen shkurtime të reja drrastike të fondeve publike dhe pensioneve.
Ndërkohë po sot Instituti Helen i Statistikave (Elstat) lajmëroi se numri i të papunëve që prej nëntorit në Greqi e ka kaluar për herë të parë shifrën e 1 milion të papunëve për një popullatë prej 11 milionësh.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com