Greqi, bandë 1 milion euroshe
me antiplumba dhe kallashë
Një dyzinë shqiptarësh të akuzuar për dhjetra e dhjetra grabitje të dhunshme në tokën greke, janë identifikuar, arrestuar apo shpallur në kërkim nga policia fqinje.
GREQI- Një dyzinë shqiptarësh të akuzuar për dhjetra e dhjetra grabitje të dhunshme në tokën greke, janë identifikuar, arrestuar apo shpallur në kërkim nga policia fqinje. Rasti më i bujshëm i përket zonës së Atikës, ku 7 shqiptarë “kishin bërë kërdinë”, duke grabitur banka, argjendari, shtëpi, etj, teksa mallrat e vjedhura e kalojnë shifrën e 1 milionë eurove. Sakaq, policia në Pella prangosi 4 grekë dhe një 36-vjeçar shqiptar si autorët e vjedhjes se një greku 47 vjeç, ku më 5 qershor kanë vjedhur materiale me vlerë 35.000 euro. Dhjetra shqiptarë të tjerë u kapën orët e fundit në Greqi, për vjedhje.
Banda 1 milionëshePolicia greke thotë se ka identifkuar 7 anëtarët e grupit kriminal shqiptar, teska prangosën Ilir Gjinin, 50 vjeç, i cili mendohet të jetë koka, teksa në kërkim janë shpallur 6 shqiptarët e tjerë, Ilir Gjini, 50 vjeç, Hektor Qirjazi, 30 vjeç, Lulëzim Elmazaj, 22 vjeç, Agron Shakaj, 34 vjeç, Arsen Selimaj 29 vjeç, Ervis Arapaj, 29 vjeç dhe Erion Peçi, 27 vjeç. Policia greke kërkon bashkëpunimin e palës shqiptare, pasi mendohet se disa prej tyre janë strehuar këtu.
Objektivat e grabitjeve ishin bizhuteritë, degët e bankës, dyqane e madje furrat e bukës, të armatosur rëndë, (kallashnikovë) dhe vishnin xhaketa antiplumb. Nga pikat e grabitjeve përdornin makina të vjedhura për të ikur. Pas çdo rasti të përplasjes së armatosur, ata arratiseshin në Shqipëri, ku ktheheshin prapë pas pak kohe në Greqi.
Në makinë janë konfiskuar, një AK 47 kallashnikov me 60 fishekë, pushkë automatike me 20 fishekë, një pistoletë “Crvena Zastava 99”, me 13 fishekë, një pistoletë elektrike (Tazer), 4 karikatorë me 121 fishekë, një paruke, 5 palë doreza, etj.
Në total ata akuzohen për 3 vrasje në tentativë, duke përfshirë 2 kundër policisë, një tentativë grabitje të bankës, 3 vjedhjeve të shtëpive, 10 plaçkitjet në dyqane, vjedhjen e 6 makinave, një bizhuteri, etj. Më konkretisht, mes dhjetra rastave përmendet 30 marsi 2012, kur në një argjendari në Argos vodhën 30.000 euro.
Në 7 qershor 2012, në një argjendari në Athinë, me armë morën mallin me një vlerë totale prej rreth 500.000 euro. Më 14 qershor 2012, 3 nga të akuzuarit, duke pretenduar të jenë konsumatorë, hynë në një dyqan bizhuterish në “New Filadelfia”, ku morën mall që vlente 100 mijë euro si dhe vodhën edhe 1500 euro kesh.
Në 5 qershor 2012, hynë në një shtëpi në Anavyssos dhe morën bizhuteri me vlerë 5.000 euro si dhe 42 mijë euro në një bizhuteri tjetër më 3 korrik në Galati. Orët e natës të 20 nëntorit të kaluar, hynë në një bankë, por dolën duarthatë. Numërohen dhjetra vjedhje të tjera prej tyre.
Shkrimi u publikua sot (24.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4564
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45