ATHINË - Kryeministri grek, Aleksis Cipras ka si qëllim të kërkojë zhvillimin urgjent të një samiti evropian të dielën nëse kërkesa greke për një zgjatje të financimit të vendit nga BE dështon sot në mbrëmje, theksoi një burim qeveritar në Athinë.
"Kryeministri ka informuar presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk se Greqia do të kërkojë zhvillimin e menjëhershëm të një samiti evropian të BE-së të dielën nëse diskutimet e Eurogrupit nuk japin një rezultat pozitiv", theksoi burimi.
Athina e njoftoi këtë qëllim ndërkohë që ministrat e Financave të zonës euro ishin në të njëjtën kohë të mbledhur në Bruksel për arritjen e një marrëveshjeje me qëllim për të zbutur qëndrimin e grekëve dhe veçanërisht të gjermanëve për të ardhmen e ndihmës së Bashkimit Evropian për Greqinë./ATSH/
/Shqiptarja.com