ATHINE, 24 qershor /ATSH-ANA-MPA/ - Përballë dy dilemave e vendosi SYRIZA-n kryetari i partisë, Aleksis Cipras, pasi me një fjalim tejet agresiv, e vuri partinë para përgjegjësisë duke kërkuar të vendosin nëse do të presin qeverinë "të kalbej" apo do të synonin provokimin e zgjedhjeve duke eliminuar zgjedhjen e presidentit të Republikës. "Rrjedhimisht, ndodhemi përballë dy alternativave strategjike", tha Cipras. "Njëra është ta lemë qeverinë të ziejë në lëngun e vet deri sa të bjerë si një frut i pjekur, po kjo është diçka që mund të na shpjerë deri në vitin 2016 me rezultate katastrofike për vendin", theksoi ai. "Alternativa tjetër është të bëjmë gjithçka derisa të shkaktojmë kushte përshkallëzimi të betejave dhe të provokojmë shkuarjen në verdiktin popullor menjëherë, brenda 2014-s", tha Cipras./ a.jor.
/Shqiptarja.com











