GREQI - I lindur në Finiq të Delvinës dhe me preardhje nga Labova e Kryqit të Gjirokastrës, një 26-vjeçar ka vendosur që të kandidojë për partinë ekstremiste greke “Agimi i Artë”. Ky është Jani Memo, që jeton prej mbi dy dekadash në Janinë. Duke qenë për kaq shumë kohë në shtetin e grek Memo ka fituar edhe nënshtetësinë helene dhe tashmë kandidon për t’u bërë deputet i Parlamentit Europian, nën siglën e “Agimit të Artë”. Se si është lidhur me partinë ekstremiste, por edhe çfarë synon të arrijë, nëse fiton, Jani Memo e ka sqaruar në një intervistë të dhënë për faqen elektronike “himara.gr”, ku ka bërë një prezantim të platformës së tij. Nga çfarë thotë vetë 26-vjeçari duket qartë se ai tashmë është më ultra-nacionalistë se partia e tij me ide nacionalisto-naziste.
Prejardhja
Në fillim të prezantimit të tij Memo sqaron prejardhjen e tij dhe tregon se është bërë ndjekës i “Agimit të Artë” që në moshë fare të re. “Kam lindur në 1988 në fshatin e Finiqit në krahinën e Delvinës në Vorio Epir, në qendrën e fisit të lashtë të Kaonëve, por edhe të Lidhjes Epirote, në shek. II p.k. Gjithashtu kam nderin që nga ana e babait ta kem prejardhjen nga Labova e Kryqit e krahinës së Gjirokastrës, fshat nga i cili ka pasur origjinën edhe Mitropoliti i Drinupoleos, Vasileos Papakristos, udhëheqës i Luftës për Autonomi dhe pjesë e Qeverisë së Përkohshme të Vorio Epirit të 2014.
Që nga koha kur kam qenë nxënës jam pjesë e “Agimit të Artë”, në Janinë, aty ku jetojë ligjërisht mbi 23 vjet. Me bashkëluftëtarët e mi kemi bërë shumë gjëra për Çështjen e Vorio Epirit dhe në përgjithësi për problemet nacionaliste. Punoj që nga mosha e adoleshencës, duke bërë punë të ndryshme. Jam specialist për montimin e sistemeve ngrohëse, por për arsye të krizës nuk mund ta ushtrojë profesionin tim dhe tani punoj në sektorin privat”, ka thënë fillimisht 26-vjeçari i lindur në Shqipëri.
“Shqipëria me kushte në Europë”
Duke folur për platformën elektorale, Memo ka shpalosur një program ekstremist të denjë për partinë ku bën pjesë, ku pika thelbësore është ndërkombëtarizimi i çështjes së Vorio Epirit, por pa harruar edhe kthimin e pronave Kishës Ortodokse, mbështetëse e flaktë e helenizimit. “Qëndrimi im për çështjen vorioepiriote është shumë i qartë. Qëllimi im është ndërkombëtarizimi i çështjes sonë, sepse 5 vitet e ardhshme janë shumë të rëndësishme. Kjo sepse duan që të na mbyllin gojën, të na zhdukin, madje edhe më keq na dorëzojnë tek Shqipëria, që të na bëjë çfarë të dojë, siç bën edhe tani. Qeveria Samaras-Venizellos dëshiron që të dalë nga dalë të fusë Shqipërinë në Evropë, pa i vënë asnjë kusht për grekët e Vorio Epirit.
Jam i vendosur që duke vajtur në Parlamentin Evropian të kërkojë që të ushtrohet presion ndaj Shqipërisë për të drejtat e bashkëkombësve të mi grekë të Vorio Epirit. Ja disa nga pikat e programit tim: Njohje ndërkombëtare për emërtimet “Vorio Epir” dhe “Grekët e Vorio Epirit”; Rikthim i Protokollit të Korfuzit; Organizim i manifestimeve për ndërkombëtarizmin e çështjes së Vorio Epirit; Vendosja e vetos ndaj Shqipërisë, përderisa nuk respekton plotësisht të drejtat tona; Kthimin e pensioneve të OGA-s; Rishikim i plotë dhe ngritje e statusit të minoritetit grek në Shqipëri dhe njohjne e qartë të zonave të tij, pra të njihen si zona minoritare edhe Himara, Korça etj;
Vorioepiriotëve t’u kthehen pronat e grabitura me dokumente falco; T’i kthehen Kishës të gjitha pasuritë që kanë pasur institucionet e saj”, kështu ka deklaruar Memo që më pas i bën thirrje vorioepiriotëve që: “Të zgjohen dhe të shfrytëzojnë rastin për të dërguar në Bruksel njërin prej tyre”. Në fund të intervistës së tij, shtetasi shqiptar Jani Memo i ka thurrur lavde “Agimit të Artë” dhe krerëve të kësaj partie që kujtojmë se janë burgosur nga shteti grek për vrasje dhe propagandë naziste.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com