- Shembet edhe ura e famshme e Plakas pranë Artës -
ATHINË, 2 shkurt /ATSH-ANA-MPA/ - Ka filluar evidentimi i dëmeve kolosale që janë shkaktuar nga shtrëngatat e fuqishme të shiut që po godasin që nga e shtuna, në tërësinë e zonës së Epirit.
Në Arta ishin ministri alternat i Infrastrukturës dhe Transporteve, Hristos Spirtzsi si dhe ekipe ekspertësh nga Ministria e Kulturës.
Nga reshjet është dëmtuar 60 për qind e rrjetit rrugor të Epirit, ndërsa janë përmbytur kultura bujqësore, dyqane, banesa dhe biznese.
Në rrugën nacionale Janinë-Arta është shembur një pjesë në vendin e quajtur Terovo dhe qarkullimi i mjeteve po kryhet nga akse dytësore.
Në kushtet që rrezikojnë të shpërthejnë digat e hidrocentralit të Purnarit, u urdhërua evakuimi i fshatrave Neohori, Akropotamia dhe Anthotopos si dhe një pjesë e qytetit të Artas.
Nga rritja e nivelit të ujërave të lumit Arachthos u shkatërrua ura historike e Plakas./ a.jor.