ATHINË, 22 shkurt /ATSH-ANA-MPA/ - Për momentin është shmangur më e keqja dhe kjo është një gjë pozitive, deklaroi zëdhënësi i partisë konservatore greke "Demokracia e re", Kostas Karagunis duke iu referuar vendimit të Eurogrupit për të zgjatur afatin e kredisë për Greqinë.
Karagunis theksoi në të njëjtën kohë se "qeveria e re po rikthehet në pikën ku e kishte marrë në dorëzim nga qeveria e mëparshme, mirëpo, në kushte shumë më të këqija".
"Me shtesë të të njëjtit memorandum për katër muaj, me vlerësim nga e njëjta Trojkë (BE-FMN-BQE) dhe duke shkuar në vazhdim në një memorandum të ri. Dhe gjithë këto në kohën që qeveria e mëparshme do të dilte përfundimisht nga memorandumi në fund të shkurtit", shtoi Karagunis./ a.jor.