Turma të rinjsh kanë sulmuar këtë të mërkurë policinë në dy qytetet më të mëdha të Greqisë, ku është përkujtuar 9-vjetori i vrasjes së adoleshentit Alexis Grigoropoulos nga policia.
Përleshjet zgjatën për disa orë dhe u zhvilluan në të njëjtën kohë me operacionin masiv të ndërmarrë nga policia greke për garantimin e sigurisë së presidentit turk Erdogan, i cili nesër viziton Athinën.
Në kryeqytetin helen, të rinjtë bllokuan rrugët duke përdorur konteinerë mbeturinash të cilëve u kishin vënë flakën dhe hodhën gurë, shashka dhe bomba molotov në drejtim të forcave të rendit, para se t’i finin flakën një makine të parkuar dhe të dëmtonin fasadat e disa dyqaneve.
Skena të ngjashme u panë edhe në Selanik, qyteti i dytë më i madh i Greqisë, ku protestuesit goditën me gurë policinë edhe nga dritaret e disa apartamenteve.
Forcat e policisë që kishin zbritur në terren ishin rreth 2 mijë. Për momentin nuk ka të dhëna për të plagosur apo të arrestuar.
15-vjeçari Alexis Grigoropoulos u qëllua për vdekje nga policia në vitin 2008 në Athinë, në lagjen Eskarqia, e njohur për praninë e theksuar të anarkistëve. Vdekja e tij shkaktoi protesta në mbarë Greqinë, të cilat zgjatën për disa javë.
Agjenti që e ekzekutoi deklaroi se nuk donte të qëllonte djalin, por kjo deklaratë e tij nuk u mor parasysh në gjykatë, e cila e dënoi me burgim të përjetshëm për “vrasje me paramendim”.
Sondazhi i ditës:
FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?
-
Po
77.9%
-
Jo
16.6%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 1438
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Melsi Qirici emërohet Drejtoreshë e Teatrit të Kukullave dhe Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë
24 Korrik, 21:58
-
BE paralajmëron Sllovakinë kundër ligjit për ‘agjentët e huaj’
24 Korrik, 21:26
-
Call centerat drejt tkurrjes, Suela Gega: Rrogat kanë mbetur në vend, bëj string art që t’ia dal
24 Korrik, 21:20
-
Tifozët i dalin kundër Armando Brojës, gazetari i BBC 'e dërgon' në Principatë
24 Korrik, 21:18
-
Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari
24 Korrik, 20:45
-
Arrestohet Ujkan Metaj, u arratis nga Burgu i Dubravës
24 Korrik, 20:38
-
Transferta në Conference League, Orges Shehi: Partizani synon kalimin, do ketë ndryshime në emra
24 Korrik, 20:28
-
Listë e hapur 2/3? Bazuar në rezultatin e 2021-shit, vetëm 40 deputetë do të zgjidheshin me votë nga shqiptarët! 100 emërime nga kryetarët
24 Korrik, 20:20
-
Punonjësi i dyqanit kapet në video duke vjedhur biletën fituese 1 milion dollarë të klientit në SHBA
24 Korrik, 20:17
-
Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?
24 Korrik, 20:13
-
Presidenti kthehet në Shtëpinë e Bardhë ndërsa Harris vazhdon fushatën
24 Korrik, 20:12
-
Ylli Pata: Rikthim në 2008-n, pse u rimbyllën listat e deputetëve?!
24 Korrik, 20:05