11 persona, ndër ta shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, në një operacion antidrogë që ka shkatërruar rrjetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në Universitetin e Selanikut.
Sipas mediave greke, mësohet se banda e trafikantëve të drogës në Universitet drejtohej nga një shqiptar 29-vjeçar. Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë me dije nga mediat.
Sipas tyre, shqiptari organizonte dhe koordinonte lëvizjet e anëtarëve të tjerë të bandës.
Katër anëtarë të tjerë merreshin me furnizim, 5 të tjerë vëzhgonin situatën, ndërsa një 27-vjeçar mblidhte dhe ruante të ardhurat e përfituara nga veprimtaria kriminale e shpërndarjes së drogës tek studentët.
Shqiptari ka tentuar t’i shpëtojë policisë gjatë aksionit, duke u larguar me motor, por nuk mundi të arratisej. Ai u arrestua pas disa minutash.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 13 pako me lëndë narkotike, gati për t’u shitur.
/Shqiptarja.com