Greqi, edhe sot vazhdon moti
i keq me shira të rrëmbyeshëm

Greqi, edhe sot vazhdon moti<br />i keq me shira të rrëmbyeshëm<br>
Për të tretën ditë vazhdojnë reshjet e shiut me intensitet të lartë në Greqi. Përmbytjet kanë shkaktuar 15 viktima në periferi të Athinës, ndërsa qindra banesa janë dëmtuar.

Meteorologët paralajmërojnë se stuhia “Zenon” e cila vjen prej Detit Mesdhe mbrëmë e goditi Greqinë. Pritet stuhia të sjellë valë të re të shirave të rrëmbyeshëm dhe erë si në fillim të javës, kur u shkaktuan përmbytje katastrofale pranë Athinës dhe në të cilat deri më tani jetën e humbën 16 persona.

Prej dje në Greqi janë shpallur tri ditë zie. Të gjitha shkollat në rajonin e Atikës në Athinë kanë pezulluar mësimin.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri

Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri