ATHINE- Janë qëlluar me më shumë se 130 plumba, 20 prej të cilëve në kokë, dy shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikallas në Greqi më 22 mars të këtij viti.
Ky është rezultati i ekspertizës së autoriteteve greke për dy shqiptarët në arrati, Edison dhe Flamur Lika, të cilët u vranë nga policia helene më 2 korrik në zonën Koniska, të prefekturës Etoloakarnania. Dy shqiptarët, pjesë e grupit prej 11 personash të arratisur nga burgu i Trikallës, u përplasen me një grup forcash speciale të policisë greke, teksa këta të fundit i ndiqnin këmba këmbës.
Shkëmbimi i zjarrit ndodhi rrerh orës 22 të mbrëmjes së 2 korrikut, kur njësitë speciale iu kërkuan të dorëzoheshin.
Por, Edison e Flamur Lika, jo vetëm që nuk kanë pranuar, por kanë hapur zjarr me kallashnikovë dhe ndaj tyre. Nëe këtë situatë, pas një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë, dy të arratisurit shqiptarë janë vrarë. Ndërsa policia greke iu ka gjetur 2 shqiptarëve dy automatikë kallashnikov, dy pistoleta dhe një granatë.
Nga ekspertiza policore ka rezultuar, se mbi dy shqiptarët janë derdhur breshëri të tëra armësh dhe 20 plumba i kanë zënë ata vetëm në kokë. Ata janë qëlluar nga një distancë nga 30 deri në 50 metër largësi.
Në kërkim ndodhet ende shqiptari tjetër Mario Kola, 36 vjeç, mik i Edison dhe Flamur Likës, të cilët për javë të tëra qëndruan bashkë. Por, së fundmi i ndanë, për t'i shpëtuar policisë, e cila ishte vënë në ndjekje të tyre dhe po krihte të gjithë zonën ku mendohej se ata ndodheshin të fshehur.
(lç/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com