Greqi, emigranët protestë masive
kundër rasteve të ksenofobisë

Greqi, emigranët protestë masive <br />kundër rasteve të ksenofobisë
ATHINE- Një valë e re proteshtash ka përfshirë shtetin helen, këtë herë nga emigrantët që ndodhen atje për të punuar dhe jetuar.

Protestues nga e gjithë bota pa dallim feje dhe etnie janë bashkuar në rrugët e Athinës duke protestuar për rastet e dhunës ksenofobe që janë duke ushtruar ndaj tyre në mënyrë të vazhdueshme grekët, vecanërisht nga partia neo – naziste, e dalë në arenën politike në zgjedhjet e fundit parlamentare duke fituar një numër të konsiderueshëm vendesh në parlament.

Ky është shqetësimi kryesor i emigrantëve që ndodhen në Greqi. Sipas tyre veprimet kundër tyre janë rritur kohët e fundit me akte dhune dhe kërcënuese për t’i larguar nga Greqia, për faktin se vetë grekët ndodhen përpara një momenti mjaft kritik për të ardhmen.

Një nga rastet që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës kohët e fundit, është ai i “Papachristou”, rasti i përjashtimit të atletit grek në Lojërat Olimike në Londër 2012, i cili në statusin e tij në Twitter kishte shkruar mesazhe raciste kundër emigrantëve afrikanë.

Në këtë moment ka hyrë në lojë edhe kryeministri Antonio Samaras, i cili ka deklaruar se nuk mund të fshihemi pas gishtit, pasi kemi afro 54% e të rinjëve të pa punë. Me lëvizjet e fundit të fqinjit tonë jugor, e ardhmja e shumë emigrantëve nga e gjithë bota, midis të cilëve edhe nga Shqipëria, mbetet e paqartë.

(d.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Në Doha bisedime paqeje, gjatë natës Izraeli bombardon Gazën dhe Libanin! Të paktën 20 të vrarë, mes tyre dhe fëmijë

Në Doha bisedime paqeje, gjatë natës Izraeli bombardon Gazën dhe Libanin! Të paktën 20 të vrarë, mes tyre dhe fëmijë