Greqi, emigranti shqiptarë
ther 4 klientë në një kafene

Greqi, emigranti shqiptarë<br />ther 4 klientë në një kafene
Një emigrant shqiptar, 27 vjec, ka therur me thikë katër persona Brenda një lokali në Greqi, pas një konflikti me proanarin e lokalit. Ngjarja ka ndodhur në një kafene të zonës Rizohori Pelas në Greqi.

Ngjarja ka për protagonist një 27 vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Greqi. Si pasojë e sulmit me thikë ka mbetur i vdekur një prej klientëve, grek, kurse tre personat e tjerë që mbetën të plagosur, gjenden nën kujdes spitalor. Nga hetimet e kryera rezulton se i riu shqiptar ishte përplasur me 47-vjeçarin, pronar i kafenesë. Pas konfliktit emigranti është larguar për në shtëpi dhe pak kohë më pas është kthyer sërish në kafene, këtë radhë me një thikë në dorë.
Dëshmitarët treguan se i riu i irrituar filloi të godiste me thikë këdo që përpiqej ta ndalte në sulmin për të kapur pronarin e kafenesë.

Nga sulmi ka mbetur i vdekur Hristos N., një grek 45 vjeçar, si dhe janë plagosur dy grekë të tjerë, përkatësisht 44 vjeç dhe 31 vjeç si dhe një i ri shqiptar, 30 vjeçar.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit