Greqi, gjendet i ngrirë çifti
i alpinistëve maqedonas

Greqi, gjendet i ngrirë çifti<br />i alpinistëve maqedonas<br>
Një ngjarje tragjike është shënuar në Greqi, ku një çift alpinistësh nga Maqedonia, janë gjetur të vdekur nga ngrirja në majë të malit Kaimaktsalan.

Mediat greke bëjnë me dije se mashkulli, 35 vjeçar, dhe femra 28 vjeçare, ishin të zhdukur prej të shtunës në mëngjes.

Ata ishin pjesë e një grupi prej 40 maqedonasve, që qëndronin në terrenet e skijimit në Voras të Greqisë dhe grupi kishte arritur në lartësinë prej 2,524 metrave të malit, afër kufirit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, pardje herët në mëngjes dhe ishte kthyer para mesditës.

Zjarrfikësit ishin alarmuar për çiftin e zhdukur të shtunën pasdite, por ishin tërhequr nga kërkimi në mbrëmje për shkak të mjegullës dhe borës.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit