ATHINE- Vendimi i Gjykatës Kushtetuese Greke, duket se ka “shpëtuar” për disa kohë qeverinë e koalicionit, i ka ofruar një varkë shpëtimi kryeministrit Samaras dhe aleatëve të tij në qeveri, Venizelos e Kuvelis.
Gjithsesi, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, përcakton se “shtyhet mbyllja e ERT dhe se ERT do të reformohet, por do të vazhdojë të emetojë derisa të kryhet reformimi i plotë, në një strukturë dhe organizëm të shëndetshëm e modern”. Ky vendim duket se kënaq vetëm përkohësisht koalicionin qeveritar, pasi punonjësit, gazetarët, teknikët, etj; të ERT-së “de facto” e “de jure” janë të pushuar nga puna dhe nuk do të ketë rikthim të plotë të tyre në punë.
Takimi i liderëve të koalicionit qeverisës ende nuk ka përfunduar, por duket se vendimi që ata do të marrin do të jetë në unison me vendimin e Gjykatës kushtetuese. Qeveria do të pranojë “me zemër të thyer” vendimin e Gjykatës, por do të këmbëngulë në nevojën për reformim thelbësor të ERT.
Qeveria greke do të deklarojë se nuk u tërhoq, por respektoi vendimin e Gjykatës. Është e qartë se vendimi i Gjykatës nuk e lë pa lagur qeverinë greke, por i lejon koalicionit qeveritar të shmangë një krizë të parikuperueshme dhe të rrezikshme për gjithë Greqinë.
Gjithsesi vështirë se zgjedhjet e parakohshme do të shmangen, për shkak se PASOK dhe Demokracia e Majtë, për sa kohë do të jenë bishta të Demokracisë së Re në qeveri, ose më saktë, për sa kohë do të vazhdojnë të jenë në qeverinë aktuale, do të shohin përqindjet e tyre të tkurren aq shumë, sa vështirë se do të mund të jenë faktor qeverisës në zgjedhjet e ardhshme dhe në parlamentin e ri që do të dalë.
PERIUDHA ME E VESHTIRE PER QEVERINE GREKE TE KOALICIONIT
Në momentin që po hidhen në letër këto radhë qeveria greke po kalon njërën nga krizat më të forta të paszgjedhjeve. Liderët e tre partive të koalicionit, që përbëjnë qeverinë aktuale janë duke u takuar për të vendosur në lidhje me vendimin për mbylljen e Radiotelevizionit Shtetëror Grek.
Mbyllja e ERT ka sjellë një krizë tepër serioze në qeverinë greke. Aktualisht qeveria greke drejtohet nga kryeministri Samaras, i cili deklaroi vendosmërinë e tij për mbylljen e ERT dhe nuk bëri mbrapa në vendimin e tij; ndërsa aleatët e tij në qeveri Venizelos dhe Kuvelis janë pro reformimit të ERT, por me Televizionin Shtetëror të hapur e të transmetojë programe.
Nga takimi i sotëm do të ketë një rezultat, nga i cili të dalin ndoshta dy marrëveshje dhe tre mosmarrëveshje, të cilat do të çojnë në zgjedhje të parakohshme.
1- Marrëveshja politike
Është skenari që largon zgjedhjet e parakohshme dhe u jep mundësinë tre liderëve politike që të rinisin mbi një bazë të re qeverisjen e koalicionit dhe bashkëpunimin. Por deri në këto momente një gjë e tillë[ë është tepër e largët.
2- Marrëveshja nëpërmjet vendimit të Gjykatës Kushtetuese
Kërkesa e POSPERT drejtuar Gjykatës Kushtetuese për anulimin e vendimit të qeverisë, i cili i vë drynin ERT, po qe se pranohet, do të mund të ishte një zgjidhje e përkohshme për këtë fazë. Vendimi gjyqësor, pritet të dalë të martën, ose edhe menjëherë pas takimit të tre liderëve politikë greke dhe të rivendosë çeljen e transmetimeve të ERT. Në këtë rast, qeveria do të deklarojë se nuk u tërhoq, por respektoi vendimin e gjykatës. Është e qartë se vendimi i gjykatës nuk e lë pa lagur qeverinë greke, por i lejon koalicionit qeveritar të shmangë një krizë të parikuperueshme dhe të rrezikshme për gjithë Greqinë.
3- Mosmarrëveshje dhe largimi i PASOK-ut dhe Demokracisë së Majtë nga qeveria
Të dyja palët mund të mos tërhiqen nga qëndrimet e tyre, dhe një zhvillim i mundshëm është që PASOK dhe Demokracia e Majtë të largohen nga qeveria, duke i hequr mbështetjen kryeministrit Samaras. Një zhvillim i tillë do të mund të çojë në zgjedhje të parakohshme. Njëra nga lëvizjet e ardhshme të Venizelos dhe Kuvelit mund të ishte dhënia e votës së besimit nga PASOK dhe Demokracia e Majtë në një qeveri të re me pjesëmarrjen vetëm të Demokracisë së Re, por me kryeministër tjetër. Ky variant konsiderohet si i pamundur, jo se nuk po diskutohet, por sepse nuk konstatohet asgjëkund vënia në dyshim e vendimeve të kryeministrit dhe liderit të konservatorëve nga brenda partisë së tij.
Largimi i PASOK dhe Demokracisë së Majtë nuk çon në zgjedhje të parakohshme, pasi qeveria Samaras mund të vazhdonte të qeveriste për të paktën një periudhë të vogël kohore, si qeveri e pakicës, duke marrë gjithmonë parasysh rrezikun e rrëzimit, në rast të mosvotimit të ndonjë projektligji. Një qeveri e tillë, qoftë edhe me afat skadence është pothuajse e papranueshme dhe nuk do të kishte tolerancën e deputetëve të partive të tjera në marrjen e vendimeve të rëndësishme e të vështira.
Një mundësi e tretë pas largimit të dy aleatëve nga qeveria do të ishte një qeveri e re e Demokracisë së Re me Grekët e Pavarur dhe deputetët e pavarur, me të cilët Samaras flirton vazhdimisht. Një gjë e tillë , duket pothuajse e pamundur, pasi Grekët e Pavarur, pavarësisht se kanë dalë nga Demokracia e Re, nuk dëshirojnë të jenë në aleancë me ta.
4- Rrugë pa krye dhe dorëheqje e qeverisë
Kjo është një mundësi, e cila automatikisht çon në zgjedhje të parakohshme. Po qe se tre liderët do të këmbëngulin në qëndrimet e tyre, atëherë zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. Sipas Kushtetutës presidenti do të urdhërojë liderët e tre partive të para për krijimin e një qeverie të re igumenike, që vështirë se realizohet, pasi nga momenti që Samaras dhe Demokracia e Re nuk pranojnë koalicion me aleatë të tjerë, shpërndarja e parlamentit dhe zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja rrugë.
Shifrat tregojnë se pa pjesëmarrjen e konservatorëve të kryeministrit Samaras, nuk mund të ketë qeveri, vetëm në rast se në lojën e pushtetit hyn edhe partia neonaziste e Agimit të Artë. Deputetët e SYRIZA, PASOK; Demokracia e Majtë dhe Partia Komuniste nuk mjaftojnë për krijimin e një qeverie të qendrës së Majtë.
5- Kërkesë e Samaras për votëbesim në Parlament
Po qe se tre liderët e qeverisë nuk arrijnë në marrëveshje, por nuk i tërheqin menjëherë qeverisë qilimin nga këmbët për ta rrëzuar, kryeministri Samaras mund të kërkojë votëbesim në Parlament, duke këmbëngulur në mbylljen e ERT. Një gjë e tillë padyshim çon në mosmarrjen e votëbesimit dhe zgjedhjet e parakohshme përsëri.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com