ATHINE - Drejtësia greke ka urdhëruar që transmetuesi shtetëror ERT të kthehet në funksion, duke përmbysur vendimin e mëhershëm të qeverisë së Samaras-it për ta mbyllur atë. Këshilli i Shtetit, që është gjykata më e lartë administrative në Greqi, ka konstatuar se ERT-ja mund të punojë si i ristrukturuar.

Ky vendim është mirëpritur me brohoritje nga qindra mbështetës të ERT-së, jashtë selisë së saj në Athinë, si dhe nga punëtorët brenda që kanë vazhduar të raportojnë përmes internetit. Kryeministri Antonis Samaras urdhëroi mbylljen e ERT-së pak ditë më parë, në përpjekje për të kursyer para.

Vendi Helen goditur rëndë nga borxhet, duhet të bëjë shkurtime të mëdha të shpenzimeve, të rrisë taksat dhe të shkurtojë numrin e punonjësve të sektorit public në këmbim të 240 miliardë eurove ndihmë nga kreditorët ndërkombëtarë (Trojka).

Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)