Roja bregdetare greke e Korfuzit ka bllokuar disa dhjetëra kilogramë bimë narkotike me prejardhje nga Shqipëria dhe ka arritur të arrestojë dy persona që transportonin lëndën narkotike në thellësi të territorit grek, informon Zëri i Amerikës.
ARRESTIMI
Operacioni është kryer në zonën e Ftelesë afër brigjeve me Shqipërinë. Policia greke kishte kohë që monitoronte këtë zonë për shkak të aktivitetit të rritur të trafikantëve të narkotikëve. Mbrëmë është mundur dhe finalizimi i operacionit. Dy persona u arrestuan në flagrancë ndërsa një tjetër arriti të largohej.
Pak ditë më parë policia shqiptare e Sarandës kishte bllokuar mbi 120 kilogramë lëndë narkotike me destinacion Greqinë.
(s.g/shqiptarja.com)