ATHINE- Frymën e fundit ka lënë të martën në mbrëmje një djalë i ri grek, i moshës 18-vjeçare, kur u hodha nga “troley” (autobusi me kabull elektrikë) gjatë kohës që në autobus po kryhej kontrolli i biletave nga kontrollorët e posaçëm, në zonën e Peristerit.
Djaloshi i ri ka hipur në “Troley” në stacionin e Agio Andonios me destinacion Anthupolin, lagje e Athinës.
Në stacionin e movonshëm në “Troley” kanë hipur kontrollorët dhe kur kanë konstatuar që djaloshi ishte pa biletë i kanë kërkuar që të zbresë bashkë me ta në stacionin e fundit.
Gjatë përpjekjes që të shpëtojë nga kontrollori që të mos paguajë gjobën e cila është 60 herë vlera e biletës, ai ka shtypur butonin e rrezikut, ka hapur derën dhe është hedhur nga “Troley”, kur ai ishte në lëvizje.
Nga rënia ai ka goditur kokën në trotuar dhe është transferuar urgjentisht në spital, ku edhe ka lënë frymën e fundit. Sipas dëshmive të pasagjerëve të urbanit ai është grindur me kontrollorin, infrmacion që po hetohet nga policia.
Burime të tjera nga dëshmitarët bëjnë të ditur se ai u është lutur kontrollorëve që ta lënë të kalojë si rast, pasi nuk "Kishte 1.40 euro që të blinte një biletë".
Kontrollorët nuk kanë pranuar, bile nuk kanë pranuar as edhe që bileta e të riut të paguhej e të jepej nga pasagjerët e tjerë të urbanit.
Shoferi i “Troley” dhe kontrollori janë arrestuar nga policia.
Ndërkohë qytetarë të ndryshëm të Athinës janë grumbulluar tek vendi ku u vra i riu dhe kanë protestuar në heshtje kundër këtij rasti dhe kanë kërkuar shpjegime nga organet kompetente.
Ky rast paraqet edhe një tjetër dimension të krizës së thellë ekonomike që po kalon Greqia për të gjashtin vit radhazi. Mbi 3000 persona kanë vrarë veten, ose kanë tentuar të vetëvriten si pasojë e krizës së rëndë ekonomike e sociale greke.
Ndërkohë ministria greke e Transporteve njofton se të papunët dhe invalidët do të lejohen të udhëtojnë falas me mjetet e transportit urban.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com