Greqi, ish-ministri i burgosur ankohet
për dritat ndezur, shqiptari e dhunon

​Ish-ministri grek i Mbrojtjes, Akis Cohaxopulos, është dhunuar në burg nga një i dënuar shqiptar.

Shqiptari, 37-vjeçar, i quajtur Harri Koka, i arrestuar si miku i Kristodulos ose “kimistit”, (personazh i njohur në Greqi për sulme me sfond terrorist), akuzohet se ka qëlluar brenda qelisë, ish-ministrin grek.
 
Në lajmin e publikuar nga disa media greke thuhet se Cohaxopulos u godit brenda qelisë, nga shqiptari Koka, me të cilin ndan qelinë prej muajsh tashmë. Ish-ministri i PASOK është ankuar për dritat e ndezura, ç’ka ka “ndezur” tërbimin e Kokës, i cili e qëlloi 70-vjeçarin me fshesë.

greqi
(Lajmi në mediat greke)
 
Më tej, e goditi 4 herë me grushte. Në fillim dukej se faji “e mori përsipër” Nikos Romanos, i dënuar për vjedhje dhe më tej u akuzua Claus Stefanakis, por hetimet kanë nxjerrë fajtor pikërisht shqiptarin.
 
Ishim të frikësuar, por nuk e kam qëlluar unë”- është shprehur Koka.

Nëpërmjet avokatit të tij, Bob Stefanakos ai mohon ta ketë goditur ish-ministrin grek. Ky i fundit u shtrua në spitalin e burgut, pas goditjeve.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti