GREQI – Për të dytën ditë sot, shërbimet e zjarrfikëseve në ishujt e Kretës, Rodos dhe Serifos janë ndeshur me zjarre të mëdha pikërisht tani që është piku i sezonit turistik veror.
Në Rodos, zjarri ka dalë plotësisht kontrollit dhe përparonte drejt veriut sipas ndryshimeve tëe erës, duke iu drejtuar fshatrave Vati si dhe Apolakkia, ndërkohë që zjarre të tjerë shpërthyen në fshatrat Profilia, Istrio dhe Laerma, duke u vënë shpejt nën kontroll.
Sipas vlerësimit paraprak të inspektimit pyjor dhe shërbimit zjarrfikës në rajonin e Egjeut Jugor, më shumë se 30.000 hektarë të tokës pyjore janë djegur.
Sekretari i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Njësitë Bashkiake të Jugut pas rekomandimit të Guvernatorit Rajonal të Egjeut Jugor se zjarri kërcënon zonat e banuara.
Në Kretë, ndërsa zjarri në zonën më të gjerë të Pombia në Messara, komuna e Faistos, ishte nën kontroll të pjesshëm në mëngjes, gjatë ditës u ndez përsëri pas ndryshimeve të erës. U desh ndihma e dy helikopterëve për të parandaluar zgjerimin e zjarrit.
Zjarri dogji serat dhe të lashtat e disa banorëve e arriti deri edhe në oborret e tyre. Këmbanat e fshatit Andiskari ranë për të evakuuar banorët, ndërkohë ë edhe fshati Pigaidakia u kërcënua.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com