ATHINË, 27 janar /ATSH-AFP/ - Akademiku Janis Varufaqis, 53 vjeç, ekonomist i cili ka sulmuar ashpër "borxhet e urryera" si edhe ka përkrahur "fundin e masave shtrënguese", mori sot postin e ministrit të Financave në qeverinë e kryeministrit Cipras.
Varufaqis do të merret edhe me negociatat për borxhin me kreditorët e vendit të tij.
Reduktimi i borxhit publik dhe programi i ndihmës së BE-së dhe FMN-së për Greqinë do të jenë "patatet e nxehta" për qeverinë e re të kryeministrit Aleksis Cipras.
Ato do të jenë në qendër të vëmendjes në takimin e të premtes së ardhshme me Jeroen Dijsselbloem, shefin e Eurogrupit./ a.jor.










