GREQI- Merr fund aleanca mes dy partive SYRIZA dhe ANEL. Ministri i Mbrojtjes në qeverinë e Aleksis Tsipras ka dhënë dorëheqjen për cështjen e Maqedonisë. Emri i ri i Maqedonisë është arsyeja pse Kammenos ikën nga qeveria. Kammenos është kryetar i Paritsë ANEL, grekët e pavarur. Partia e Kammenos ka qenë 4 vite në koalicion me Tsipras. Në një deklaratë për mediat, ai tha se çështja e Maqedonisë e detyron të sakrifikojë karrigen.
“Patëm një bashkëpunim që zgjati plot 4 vite në një qeveri për unitet kombëtar. Ne arritëm shumë sëbashku. Falenderova kryeministrin. Në çështje kombëtare, bashkëpunimi nuk mund të vazhdojë. Çështja e Maqedonisë nuk mund të mos më bëjë të sakrifikojë. ANEL tërhiqet nga qeveria. Nëse ne japim votëbesimin në Parlament, atëherë pranojmë emrin e Maqedonisë” tha ai.
Ndërkohë që Tsipras ka emëruar si ministër të ri, shefin e Mbrojtjes Admiral, Evangelos Apostolakis. “Për gati 4 vite kam qenë në një bashkëpunim të ndershëm dhe të sinqertë me Panos por vijmë nga familje të ndryshme politike,” tha kryeministri grek.

Kjo situatë ka detyruar që Tsipras të kërkojë votëbesimin për qeverinë në parlament në një seancë që do të zhvillohet ditën e enjte. Dy ditë më parë Maqedonia votoi zyrtarisht emrin e ri dhe tashmë njihet me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut.
/Shqiptarja.com
Komente

