Greqi, kampi i emigrantëve
fut në sherr qeverinë

Greqi, kampi i emigrantëve <br />fut në sherr qeverinë
GREQI- Ndërtimi i të parit kamp për pritjen e emigrantëve ilegalë në Greqi në zonën e Amygdalezës në veri të Athinës ka nxitur sherr dhe konflikt mes ministrave të qeverisë greke. Ministri i Transporteve në Greqi, Makis Voridis, ka akuzuar ministrin për Mbrojtjen e Qytetërit, Mihalis Kryssohoidis, se po shfrytëzon ndërtimin e këtij kampi për qëllime elektorale. Ministri i Transporteve i kërkon ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit në Greqi 6 miljon euro në këmbim të ndërtimit të kampit. Kjo pasi sipas tij kontenjerët në fjalë të parashikuar për strehimin e mbi 1000 emigrantëve të paligjshëm janë vendosur aty fillimisht për strehimin e qytetarëve në rast tërmetesh dhe jo për pritje emigrantësh.

Voridis u shpreh i vendosur mos lejojë ndërtimin e kampit dhe së shpejti parlajmëroi nisjen e aksionit për heqjen e kontenjerëve. Për këtë edhe pse në krizë Ministria e Transporteve është gati të shpenzojë 173 mijë euro. Ministri i Transporteve kandidon për PASOK pikërisht në zonën ku janë vendosur kontenjerët. Ai deklaron se flet edhe në emër të qytëtarëve që janë kundër ndërtimit të një kampi emigrantësh në këtë zonë të prefekturës së Atikës.(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve: Faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve: Faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi