Greqi, kaos politik
bien partitë e mëdha pro-euro

Greqi, kaos politik <br />bien partitë e mëdha pro-euro
ATHINE – Vetëm pas përfundimit të shpalljes së rezultateve zyrtare do të mund të thuhet se çfarë pozicioni kanë secila parti në parlamentin e ri grek. Për shkak të sistemit grek të shpërndarjes së vendeve në parlament, rezultatet finale nuk mund të gjykohen thjesht nga përqindja që ka arritur të marrë secila parti. Por është e qartë se grekët kanë ndëshkuar dy partitë e mëdha të cilat pranuan masat shtrënguese për të nxjerrë vendin nga kriza. Demokracia e Re dhe PASOK së bashku nuk kanë arritur të marrin as 40% të votave. Ndërkohë vihet re fuqizimi i partive të ekstremit të majtë e të djathtë që dolën kundër masave të kursimit.

Më i komentuar nga të gjithë, rezultati i Krisi Avgji, Agimi i Artë, një parti neonaziste e cila mund të marrë rreth 20 deputetë në parlamentin e ri, ku hyn për herë të parë pas 40 vjetësh.

20.45 Nisin rezultatet zyrtare, Demokracia e Re në krye
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme greke, me mbi 17% të votave të numëruara rezultatet janë:
Demokracia e Re 20.88%; Syriza 15.26%; PASOK 14.61%, Grekët e Pavarur 10.20%; komunistët 8.27%; Agimi i Artë 6.72%

19.45 Exit-poll i ri, rezultatet pothuaj njësoj

Demokracia e Re vazhdon të jetë forca e parë politike edhe në shifrat e një exit-poll të dytë të bërë publik në Greqi.

Demokracia e Re 19-20.5%, Syriza15.5-17%, PASOK 13-14%


19.30 Anonymous sulmon faqen e Ministrisë së Brendshme

Grupi i piratëve elektronikë Anonymous ka sulmuar dhe bllokuar faqet në rrjet të Ministrisë së Brendhsme greke, si edhe ato të PASOK dhe Demokracia e Re.
Ministria e Brendshme organizon zgjedhjet në Greqi dhe nga faqja e saj priten në fakt rezultatet e para zyrtare të zgjedhjeve greke.


19.20 Demokracia e Re s’do kërkojë zgjedhje të reja

Burime pranë partisë Demokracia e Re thanë për agjencinë Reuters se Samaras nuk do të kërkojë zgjedhje të reja, por do të përpiqet të krijojë një koalicion, nëse konfirmohen rezultatet e exit-poll të orës 18.00.

Sipas rezultateve exit-poll, Demokracia e Re del forca e parë politike, por lideri i saj do ta ketë shumë të vështirë të qeverisë duke iu përmbajtur premtimeve për masa shtrënguese. Votuesit grekë kanë votuar në masë për parti që nuk janë dakort me masat e propozuara nga trojka evropiane. Partia e dytë në zgjedhje del Syriza, një parti radikale e majtë që i ka kundërshtuar hapur masat, komunistët grekë që rezultojnë me 7.5-9.5% kërkoojnë që të dilet fare nga eurozona.

Nëse rezultatet konfirmohen, Agimi i Artë, një parti neonaziste, do të arrijë të hyjë në parlament për herë të parë pas gati 40 vitesh.


18.00 Mbyllet votimi, rezultatet exit-poll flasin për kaos politik


Rezultatet exit-poll të orës 18.00 nxjerrin Demokracinë e Re si forcë të parë me 17-20% të votave, të majtët e Syriza 15.5-18.5%, PASOK 14-17%, komunistët 7.5-9.5% dhe neofashistët e Agimit të Artë hyjnë në parlament me 6-8%.

Ndërkohë që exit-poll i parë ende nuk jep rezultate ku mund të bazohesh, ajo që bie në sy është se dy partitë e mëdha tradicionale, PASOK dhe Demokracia e Re, të marra së bashku nuk arrijnë dot 40% të votave, kjo e bën krejt të paqartë formulën e re që do krijojë qeverinë e ardhshme greke.

Dy partitë kryesore, pak minuta para shpalljes së rezultateve exit-poll kanë mbledhur me urgjencë kryesitë e tyre. Figurat drejtuese të PASOK kanë anulluar gjithë daljet televizive dhe i janë drejtuar selisë së partisë të thirrur nga kryetari Venizelos.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia