Policia helene ka goditur një linjë trafiku droge, Shqipëri-Greqi-Truqi, ku janë sekuestruar 113 kg marijuanë.

Si posedues të kësaj lënde narkotike, janë arrestuar dy persona, një grek 59 vjeç dhe një ruse 34-vjeç.

Kjo sasi lënde narkotike është kapur në Aleksandroupoli, në një zonë bujqësore.

Policia greke sekuestroi drogën e ndarë në 99 pako, së bashku me një makinë dhe 4 celularë.

Nga hetimet rezulton se droga është sjellë nga një grup kriminal nga Shqipëria në Greqi dhe kishte destinacion Turqinë.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com