Në Greqi janë realizuar 3 operacione antidrogë, ku janë sekuestruar 176 kg marijuanë dhe arrestuar 9 persona.
 
Në operacionin e parë në Janinë është goditur nje grup i trafikut Shqipëri-Greqi, ku janë sekuetruar 38 kg marijuanë e janë arrestuar 3 grekë e janë shpallur në kërkim 2 shqiptarë.
 
Ndërsa në operacionin  e dytë në aksin Janinë-Antirio, është ndaluar një mjet brenda të cilit ndodheshin  60 pako me 33 kg marijuanë. Në prangat e policisë ka përfunduar shoferi grek 52-vjeç.
 
Sakaq në aksin Ardhanu-Ormenu është ndaluar nje furgon me 105 kg marijuanë e janë arrestuar 2 grekë, 2 afganë dhe 1 sirianë. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com