Greqi, kapen barna kineze të
rrezikshme, do hynin në Shqipëri

Greqi, kapen barna kineze të<br />rrezikshme, do hynin në Shqipëri
GREQI - Policia greke ka bërë të mundur të zbulojë një depo të madhe me barna mjekësore të futura në Greqi në mënyrë të jashtëligjshme. Për barnat mjekësore, të cilat ruheshin në kushte krejtësisht të papërshtatshme, në një depo me ushqime, këpucë e veshmbathje ndërmjet të tjerash, nuk kishte dokumentet e domosdoshme të shoqërimit, prodhimit e importimit të tyre.

Më hollësisht janë sekuestruar 32.871 tableta të ndryshme dhe 18 shish me vajra, me madhësi të vogël, të cilat shërbenin për prodhim ilaçesh të ndryshme mjekësore.
Barnat mjekësore u sekuestruan menjëherë nga organizmi farmaceutik grek, ndërkohë që nga analizat e kryera rezultoi se barnat mjekësore nuk përmbushnin standartet e parametrat për t’u përdorur prej pacientëve

Kryesisht  bëhet fjalë për barna mjekësore për sëmundje të rënda dhe që kanë çmime tepër të larta, të cilat do të tregtoheshin në mënyrë të paligjshme në farmacitë e Greqisë, por edhe do të dërgoheshin në Shqipëri e vende të tjera ballkanike,duke vënë në rrezik seriozisht jetën e shëndetin e pacientëve.  Policia ka arrestuar një shtetas kinez 23 vjeç, ndërkohë që është në kërkim të pronares së depos, gjithashtu kineze e moshës 27-vjeçare.

Ndaj tyre u çel çështja penale për falsifikim, mashrim, shkelje të dispozitave të tregut të lirë,pullat fiskale dhe të kontrollit, kontrabandës dhe vënies në rrezik të jetës së pacientëve. Nga kontrolli i axhendave telefonike dhe librave të gjetura në depon në fjalë, policia po kërkon bashkëpunëtorët e tyre në Greqi, Shqipëri e gjetkë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Rusia s’i ndal bombardimet, rrëzohet avioni i F-16 i Ukrainës, vdes piloti! Përplasje në BE për armët e dërguara Kievit, rrezik në termocentralin e Zaporizhzhia

Rusia s’i ndal bombardimet, rrëzohet avioni i F-16 i Ukrainës, vdes piloti! Përplasje në BE për armët e dërguara Kievit, rrezik në termocentralin e Zaporizhzhia