Greqi, kapet i riu shqiptar
Pjesë e bandës “Grabitës me kallashnikov

Greqi, kapet i riu shqiptar<br />Pjesë e bandës “Grabitës me kallashnikov
ATHINË – Një djalë 19 vjeçar me kombësi shqiptare është arrestuar nga policia greke këtë mëngjes. Lajmi konfirmohet nga gazeta greke Kathimerini, sipas të cilës i riu ishte pjesë e banës famëkeqe “Grabitësit me kallashnikov”.
Kathimerini shkruan se 19 vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet publik është arrestuar në një pronë private në zonën Nea Smyrni.
Policia tha se “gangesteri” ka marrë pjesë në 18 vjedhje me armë të shtëpive, bizneseve si edhe të një kishe.
6 anëtarët e tjerë të dyshuar të bandës së hajdutëve u arrestuan gjatë muajit Tetor.
Pesë prej tyre janë gjithashtu shqiptarë, të cilët ishin bërë tmerri i banorëve të zonës së Atikës (Glifada, Heliopolis, Alimos Agiropuli Koropi, Paleo Faliro).
Shqiptarët e arrestuar në Tetor janë: Alexandër Dhimitër Pepa lindur në 1990, Ermir Bilbil Meta lindur në vitin 1991, Ervis Bilbil Meta lindur në vitin 1996, Enea Anton Pano lindur në vitin 1987, Sokrat Jorgji Meniko lindur në vitin 1989.
Në një dyqan bizhuterish në Heliopolis kanë grabitur bizhuteri me vlerë 80.000 €.
Gjatë kontrollit në banesat e të arrestuarve janë gjetur 3 armë tip kallashnikov, karrikatorë me fishekë, plumba, predha, një pistoletë, 3 nga makinat e vjedhura, celësa makinash, sasi të vogla marihuane, shkopinj gome, thika, telefona celularë etj.

Policia thotë se ekzistojnë raste, kur grabitësit në fjalë, pasi kanë grabitur kanë abuzuar seksualisht me femrat që gjendeshin në shtëpi.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën