ATHINË, 22 qershor /ATSH-AFP/ - Rreth një ton heroinë u kap në një magazinë pranë Athinës dhe 14 persona u arrestuan, mes të cilëve 10 ishin indianë, anëtarë të ekuipazhit të një anije mallrash, njoftoi policia portuare greke.
Mes persoanve të arrestuar figuronin dy grekë, mes të cilëve edhe përgjegjësi i kompanisë detare greke të cilës i përkiste anija "Noor One", që mban flamurin e Togos në bordin e së cilës droga transferohej në Greqi me prejardhje nga Oqeani Indian.
Heroina u gjet dje në mbrëmje në një magazinë në Koropi, lagje e madhe rreth 40 kilometra larg Athinës ku ka një javë që rreth 1,133 tonë heroinë ishin kapur në një magazinë tjetër të këtij qyteti.
Pronar i kësaj sasie droge dyshohet të jetë një sipërmarës që ka disa anije transportuese në Dubai, si dhe djali i tij dhe pesë turq./
/G.S/
/Shqiptarja.com