GREQI- Një shqiptar 20-vjeçar është arrestuar nga policia, sepse kishte futur brenda shtetit grek 26 emigrantë të paligjshëm. Sipas medieve greke, trafikanti 20-vjeçar, shtetas nga Shqipëria, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u zbulua mëngjesin e së shtunës në kilometrin e 17-të të rrugës Aleksandropolis-Komotini, në kufi me Turqinë kur policia i kërkoi atij që të ndalonte mjetin që po drejtonte, një kamion i vogël.

Megjithatë, ai nuk ka zbatuar këto sinjale dhe vazhdoi rrugën, duke i dhënë gaz. Pak minuta më vonë, trafikanti zbriti nga makina dhe u përpoq të ikte në këmbë, në zonën pyjore, ndërsa policia kontrolloi makinën dhe gjeti 26 emigrantët në brendësi të saj.

Nga emigrantët që gjendeshin brenda 11 ishin nga Siria, 7 nga Eritrea, 6 somalezë, një nga Afganistani dhe tjetri në Iraku. Shoferi shqiptari ishte veçse korrieri i rrjetit të madh të trafikantëve që nis nga vendet e origjinës ku zhvillohen luftërat e përfundon në Itali.

Pasi kishin kaluar përmes Turqisë e më tej me përshkrimin e Greqisë, shqiptari e 26 emigrantët do të kalonin nëpër Shqipëri, për të përfunduar fillimisht në Malin e Zi dhe më tej në Itali, ku në total një klandestin paguan rreth 2.500 euro për këtë udhëtim, ndërsa “gjoba” vetëm për territorin shqiptar llogaritet në rreth 500 euro për çdo emigrant të paligjshëm.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)