ATHINE - Skandal me një politikan të “Agimit të Artë“ në Greqi gjatë një transmetimi televiziv të drejtpërdrejt. Politikani i quajtur Ilia Kasidiaris i ekstremit te djathte grek, në gjaknxehtësi e sipër gjatë debatit me një grup politikanësh të tjerë ka hedhur ujë dhe më pas ka nisur të godasë dy gra të partive te së majtes radikale.

Video tregon qartë pamjet e skandalit te fundit, qe kjo force politke shkakton ne greqi.

Bëhet fjalë për një incident në studion e televizionit ANT1 në Greqi, ku deputeti Kasidiaris ka goditur me shuplaka dhe grushta një përfaqësuese të njohur të Partisë Komuniste, Liana Kanelis, ndërsa hodhi një gotë me ujë mbi anëtaren e SYRIZA-s Rena Dourou. Emisioni prezantohej nga gazetari Jorgos Papadakis.

(ns/shqiptarja.com)