Greqi - Athina ka marr nga Komisioni Evropian dritën e gjelbërt për planin e qeverisë ku parashikohet privatizimi i hekurudhave greke (OSE) të cilat janë në borxhe të mëdha, shkruan gazeta greke "Kathimerini".
Në një letër drejtuar Ministrit të Infrastrukturës, Transportit dhe Rrjeteve, Michael Chrisochoides, nënpresidenti i Komisionit Evropian Joaquin Almunia thekson se privatizimi TRAINOSE do të sigurojë mbijetesën dhe rritjen e kompanisë, e cila do të vendoset në qendër të konkurrencës Evropiane. Ndërkohë do të sjellë përfitime shtesë të konsiderueshme kompanisë dhe publikut.
"Miratimi i privatizimit të TRAINOSE nga Komisioni Evropian hap kapitull të ri jo vetëm në historinë e transportit hekurudhor, por edhe në aspektin e investimeve në vendin tonë," tha Ministri grek Chryssochoidis. Ai shtoi se privatizimi do të ndihmojë në zhvillimin e vendit.
Qeveria greke për të mos falimentuar shikon tashmë edhe një rrugë tjetër, atë për të siguruar para të tjera, privatizimin. Në blerjen e TRAINOSE janë të interesuara shumë kompani private nga Rusia, Kina, Franca, Rumania, dhe dy nga SHBA-ja .
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com