BRUKSEL- Komisioni Evropian i kërkoi sot Greqisë "më shumë qartësi" përsa i përket situatës politike dhe ekonomike të vendit, përpara se t'i japë çdo lloj kredie të re, përfshi edhe lëvrimin jetik të 8 miliardë eurove, nga plani i parë i ndihmës.

"Ne kemi nevojë para së gjithash për qartësi përsa u përket zhvillimeve politike dhe ekonomike në Athinë dhe ne do të diskutojmë më pas të hënën gjatë takimit të Këshillit të ministrave të zonës euro për pagimin e kësaj shume", deklaroi zëdhënësi i Komisionit të ngarkuar me çështjet ekonomike, Amadeu Altafaj.
(s.g/atsh/shqiptarja.com)