GREQI - Partia e majtë radikale greke, Syriza, e drejtuar nga Aleksis Cipras vazhdon të ruajë avantazhin e preferencave të qytetarëve grekë me 25,5 për qind, doli sot nga një sondazh i kompanisë ''Pulse Rc'' për llogari të së përjavshmes satirike ''To Podiqi''.

Vendin e dytë në sondazh e ka partia konservatore ''Demokracia e re'' e kryeministrit Adonis Samaras me 22 për qind të preferencave dhe më pas partia neonaziste ''Agimi i artë'' me 11,5 për qind.

Partia Socialiste greke PASOK renditet e katërta me 6,5 për qind, Grekët e pavarur me 6,5 për qind, Partia Komuniste me 5 përqind dhe E Majta Demokratike me 4 për qind të preferencave.

Pyetjes ''Cili do të ishte Kryeministri më i mirë për vendin në këtë moment?'' 28 për qind e të intervistuarve u përgjigjën Samaras dhe 23 për qind thanë Cipras.