Greqi, Kryeministri Papademos
shpall zgjedhjet më 6 maj

Greqi, Kryeministri Papademos <br />shpall zgjedhjet më 6 maj
ATHINE - Kryeministri grek Lucas Papademos njoftoi se zgjedhjet e ardhshme do të mbahen 6 maj, çka do të thotë një fushatë e shkurtër dhe e ngarkuar.

Sondazhet tregojnë se parti të vogla që kundërshtuan aprovimin e masave shtrënguese do të forcojnë pozitat e tyre si shkak i reagimit popullor ndaj këtyre masave. Si Pasok, ashtu edhe Demokracia e Re, që mbështesin aktualisht qeverinë teknike, pritet të pësojnë rrjedhje votash në favor të partive më ekstreme në të majtë dhe të djathtë të spektrit.

Parlamenti i ardhshëm do të mblidhet për herë të parë më 17 maj.

Papademos arriti muajin e kaluar të sigurojë aprovimin për dhënien e një kësti të dytë ndihme ndërkombëtare prej 130 miliardë dollarësh. Ekonomia greke është tkurrur me 16% në katër vitet e fundit si pasojë e krizës.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital