GREQI - Gjykata e Lartë Kushtetuese e Greqisë në një mbledhje sot ka konsideruar si antikushtetuese dispozitat e ligjit të nënshtetësisë, të cilat u jepnin të drejtën emigrantëve të votonin në zgjedhjet lokale greke, të zgjidhnin dhe të zgjidheshin në këshillat bashkiakë, por edhe prefektura.
Sipas ligjit të qeverisë Papandreu të drejtën që të votonin, të zgjidheshin e të zgjidhnin e kishin emigrantët që jetonin në mënyrë të ligjshme në Greqi dhe që kishin përfituar nënshtetësinë.
Sipas Gjykatës Kushtetuese të drejtën e votës e kanë vetëm shtetasit grekë.
Ligjin e qeverisë së mëparshme të Papandreut e kishin kundërshtuar dhe kishin depozituar denoncime ligjore disa juristë grekë.
Nga ky vendim i Gjykatës Kushtetuese vihet në dyshim edhe zgjedhja në organet e pushtetit lokal në Greqi edhe i homogjenëve.
Shumica e gjyqtarëve të trupës së Gjykatës Kushtetuese, e cila sot mori këtë vendim, ka gjykuar se marrja e nënshtetësisë që parashikohet në ligjin 3838/2010, bëhet në bazë të disa kushteve tepër të thjeshta, siç janë koha e qëndrimit të ligjshëm në Greqi i shtetasit të huaj, apo i familjes së tij, shkollimi në shkollë apo universitet grek për një kohë të caktuar dhe pa u bërë gjykim më i thellë.
Domethënë parashikohet dhënia e nënshtetësisë pa u shqyrtuar nëse ekzistojnë lidhje të vërteta të shtetasit të huaj që bën kërkesën për marrjen e nënshtetësisë me kombin grek.
Nga ana tjetër pakica e trupit gjykues të Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se qëndrimi i ligjshëm prej pesë vjetësh dhe qëndrimi i ligjshëm në bashkërendim me studimet në një shkollë greke, pavarësisht nivelit arsimor, përbëjnë fakte të mjaftueshme që të justifikojnë një lidhje reale dhe ligjore të shtetasit të huaj ne Greqi dhe si rezultat dhënien të tij të nënshtetësisë.
VENDIMI
“Vetëm pas çlirimit të Greqisë nga pushtimi turk ishte kryer pa kriter dhënia e nënshtetësisë shtetasve të huaj, pa gjykim në bazë të lidhjes së gjakut, por në bazë të vlerave që përcaktoheshin me ligj”
Kjo gjykatë duke shqyrtuar kuadrin ligjor të qeverisë së PASOK, në bazë të të cilit kishin përfituar nënshtetësinë qindra- mijëra shtetas të huaj, gjykuan se nenet 1 dhe 2 të ligjit 3838/2010 ishin në kundërshtim me një sërë nenesh të Kushtetutës greke.
Dhe kjo pasi nuk parashikohet nga këto “Procedura nga organet drejtuese e kontributit konkret apo edhe të kushteve të lidhjes reale të shtetasve të huaj e kombit grek, ndërkohë që kusht tipik i qëndrimit të ligjshëm ishte edhe vërtetimi i kësaj lidhjeje.
Me fjalë të tjera, gjykata e Lartë Kushtetuese Greke vendos se dhënia e nënshtetësisë greke, shtetasve të huaj që jetojnë në Greqi, u bë në mënyrë të paligjshme, pa u gjykuar kushtet e përcaktuara, të cilat theksohen në Kushtetutë dhe në ligjet që për të ruajtur homogjenitetin kombëtar të shtetit thuhet ndërmjet të tjerash edhe në kriterin bazë të së “Drejtës së gjakut” (Jus sanguinis), domethënë origjinën nga prindërit grekë.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com