Greqi, Lagarde: Greqia s'i është
shmangur rrezikut të falimentimit

Greqi, Lagarde: Greqia s'i është<br />shmangur rrezikut të falimentimit
ATHINE- Greqia ende nuk i është shmangur rrezikut të falimentimit, paralajmëroi shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, shkruan gazeta greke "Kathimerini".

Gazeta thekson se Lagarde ka porositur qartë faktorët politikë kryesorë grekë se, edhe krahas përfundimit të suksesshëm të programit për ristrukturimin e borxhit, Greqia nuk i është shmangur përfundimisht rrezikut të falimentimit.

"Ende nuk është e sigurtë se Greqia i është shmangur falimentimit dhe daljes eventuale të detyruar të vendit nga BE në eurozona", theksoi Lagarde.

VENIZELOS: GJERMIA PO PERFITON FINANCIARISHT NGA KRIZA GREKE
Kryetari i PASOK-ut, Evangelos Venizelos, ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane “Der Spiegel”, në të cilën ka lëshuar një deklaratë të fortë ndaj Gjermanisë, duke se pohuar se ajo është duke përfituar financiarisht nga kriza greke. Sipas tij, "Tatimpaguesit gjermanë janë duke përfituar nga një pozicionim i mirë i parave që qeveria po bën, në këtë mënyrë, Gjermania ka fituar nga Greqia rreth 400 milion euro gjatë dy vitet e fundit", ka thene Venizelos duke theksuar faktin se Greqia, sipas tij, nuk është vendi më problematik, pasi borxhi i saj është vetëm 2.5%, e totalit të borxhit të vendeve të eurozonës. Pyetjes se nëse kërkesat e Treshes janë të tepruara, Venizelos i është përgjigjur se, “Greqia duhet t`i pranojë kushtet e partnerëve, edhe nëse bëhen gabime”.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti