GREQI – Gjykata e Lartë Greke i ka dhënë të drejtë partisë ultranacionaliste “Agimi i Artë” për të kandiduar në zgjedhjet e Parlamentit Evropian  në 25 maj.

Partia “Agimi i Artë” aktualisht është në ndjekje penale; gjashtë prej deputetëve të saj, përfshirë kryetarin e saj, janë në burg, në pritje të gjykimit për akuza që përfshijnë vrasje, zjarrvënie dhe grabitje, por përderisa akuzat nuk janë provuar dhe dënimi nuk është dhënë, kjo parti ka të drejtë sipas Kushtetutës të përfshihet në zgjedhjet e Parlamentit Europian.

Partia e djathtë hyri në Parlament për herë të parë në vitin 2012,  në kulmin e krizës së Greqisë
 
“Agimi i Artë” konsiderohet si parti naziste; ajo ka një emblemë që ngjan me kryqin e thyer nazist dhe anëtarët e saj përshëndesin në stilin nazist. Megjithatë, kjo parti këmbëngul se nuk e ka përqafuar ideologjinë naziste .

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)