Greqi, “arratisen” depozitat
tërhiqen 500 mln euro/ditë

Greqi, “arratisen” depozitat <br />tërhiqen 500 mln euro/ditë
Pak ditë para se të zhvillohen zgjedhjet parlamentare, qytetarët grekë kanë rritur ritmin e tërheqjes së depozitave të tyre pranë bankave të vendit, raportojnë bankierët, sipas agjencisë ekonomike të lajmeve Bloomberg. Tërheqjet ditore, nga 100 milionë euro, që ishin deri para pak ditësh, kete javë kanë shënuar një ritëm konstant mesatart prej rreth 500 milionë eurosh, thanë ata. Këto shifra nuk janë zyrtarizuar nga Banka qendrore e Greqisë. Ndërkohë, një tjetër bankier që nuk pranoi të citohej me emër, deklaroi se ditën e martë janë tërhequr në gjithë vendin rreth 700 milionë euro.

Me një ritëm të tillë, është shënuar rekord në këtë drejtim që nga fillimi i krizës. Pamundësia për të zgjidhur problemet financiare, qoftë edhe nga një qeveri e shpëtimit kombëtar, në një afat të shkurtër, kanë shtuar frikën e grekëve lidhur me aftësinë e bankave për të kthyer në kohë depozitat e tyre. Sikurse është njoftuar më parë, disa milionë euro kanë hyrë edhe në sistemin e bankave shqiptare të nivelit të dytë nga qytetarë grekë, kryesisht banorë të zonave kufitare me Shqipërinë, muajin e fundit.

Aktualisht, është llogaritur se janë tërhequr rreth 72 miliardë euro nga sistemi bankar grek që nga fillimi i krizës, më tetor të vitit 2009. Depozituesit janë te siguruar nga Banka Qendrore Evropiane, por frika ekziston në faktin se, po doli vendi nga eurozona, BQE nuk i ndihmon dot më, ndërkohë që në kuadrin e një rikthimi të mundshëm tek dhrahmia, depozitat do të zhvlerësoheshin shumë, në mënyrë spekulative. Qeveria teknike nuk po bën dot asgjë për të frenuar këtë valë tërheqjesh, ashtu si edhe Banka qendrore greke.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet