ATHINË, 20 qershor /ATSH-AFP/ - Kryeministri kinez, Li Keqiang në vizitë në Athinë ka shprehur sot ambicien për të parë portin grek të Pireut të bëhet një prej më kompetitivëve në botë, në sajë të riforcimit të investimeve kineze në këtë infrastrukturë strategjike për tregun me Evropën.
"Ne dëshirojmë, nga përpjekjet tona të përbashkëta ta transformojmë Pireun në një port shumë kompetitiv. Një prej më kompetitivëve në botë", deklaroi Li gjatë një vizite në port, vendosur në jug të Athinës, i shoqëruar nga kryeministri grek, Antonis Samaras.
Kina luan tashmë një rol kryesor në shfrytëzimin tregtar të Pireut ku konglomerati Cosco drejton që prej vitit 2008 dy terminale të transportit të mallrave.
Duke i gjykuar të dukshme rezultatet e këtij koncesioni, Li uroi të shikonte praninë kineze të riforcohej për ta bërë portin "portën e hyrjes së Kinës në Evropë".
Një prej akseve të këtij zhvillimi kalon nga rritja e bashkëpunimit të nisur me kompaninë greke të hekurudhave "Trainose" për transportin e ngarkesave.
Sot, Li dhe Samaras inauguruan nisjen e parë të mallrave për llogari të grupit kinez, Huawei me destinacion Evropën Lindore.
Kryeministri kinez konfirmoi se Pekini ishte i gatshëm të mbështesë financiarisht përmirësimin e këtij rrjeti për reduktimin e kohës së transportit drejt Evropës./
/ec/