Greqi: Lirohen nga burgu
të dënuarit me 5 vjet

Greqi: Lirohen nga burgu<br />të dënuarit me 5 vjet
ATHINË - Gjykata e Lartë e Greqisë vendos lirimin nga burgjet të të gjithë personave që janë dënuar deri në pesë vjet heqje lirie.
Lajmi u bë i ditur nga mediat që citojnë Drejtorin e burgut të Halkidës, Kanelopulos, i cili ka thënë se në propozimin 3/2012 thuhet se të burgosurit që nuk janë dënuar më shumë se 5 vjet, lirohen menjëherë në zbatim të ligjit 4043/2012 me urdhër të prokurorëve vendorë në rastet:
1) Dënimi i tyre është 3 vjet dhe kanë kryer ose kryejnë 1/10 e dënimit
2) Nëse dënimi i tyre është nga 3-5 vjet dhe nëse kanë kryer 1/5 e dënimit
Zëvendësprokurori i Gjykatës së Lartë në paragrafin 1 të ligjit 4043/2012 thotë se ” duhet të lirohen të gjithë të dënuarit deri në 5 vjet” dhe shton se ” të gjithë ata që janë dënuar më shumë se 5 vjet, nuk mund të përfitojnë lirinë”.

OPERACIONI FSHESA
Policia greke nga ana tjetër, ka nisur operacion të gjerë për kapjen e emigrantëve të paligjshëm. Policia helene e nisi operacionin në ato zona ku kishte dijeni se qendronin emigrantë të paligjshëm.
Në Greqi është ngritur si shqetësim dhe çështja e strehimit të emigrantëve klandestinë të kapur, pasi 30 qendrat e parashikuara nga Ministria e Mbrojtjes nuk janë të mjaftueshme. Amnistia e fundit ka si shkak krizen ekonomike dhe perpjekjet e administrates greke per te mos harxhuar me mbajtjen e personave ne qeli. Ne Greqi ndodhen te burgosur edhe rreth 2600 shtetas shqiptare.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma