TIRANE - Ministria e Ekonomisë së Greqisë në një deklaratë tepër koncize, me vetëm 30 fjalë ka komunikuar dje (21 dhjetor) se ka marrë “nga Drejtoria Ndërkombëtare e Marrëdhënieve Ekonomike “Listën Lagarde” të ministrisë ekonomike të Francës dhe menjëherë kjo listë i është çuar për hetime të mëtejshme prokurorëve ekonomikë!”
Kjo listë gjendet në duart e prokurorëve ekonomikë të ngarkuar me zbardhjen e çështjes, pa u informuar as edhe ministri aktual i Ekonomisë, J. Shturnaras.
Ndërkohë mbërritja e Listës së famshme ë Greqi i ka ngjarë një filmi policesk.
Një grup prej tre vetësh i ministrisë së Ekonomisë me në krye drejtoreshën e kësaj ministrie, një përfaqësues të Sektorit të luftës së Krimit ekonomik dhe prokurorit, kanë udhëtuar të enjten (20 dhjetor) drejt Francës për të marrë zyrtarisht në dorë listën e vërtetë Lagarde.
Nga ana e tyre, francezësh ishin shumë të mirësjellshëm, të infomuar dhe bashkëpunues, duke zbatua kështu marrëveshjen e përbashkët ndërmjet Greqisë dhe Francës, në lidhje me shkëmbimin e informacioneve në luftën kundër krimit ekonomik.
Dje prokurorët kanë filluar krahasimin e listave Lagarde (qarkullojnë dy të tilla, veç origjinales të ardhur dje nga Franca) dhe përfundimet pritet të jenë shumë interesante dhe të sjellin edhe një tërmet në skenën politike greke.
Askush nuk është ende në gjendje që të thotë nëse janë “prekur” dhe manipuluar të dhënat. Listat kishin më tepër se gjashtë muaj në sirtarin e tyre ish ministrat e mëparshëm të Ekonomisë, gjatë qeverisjes së PASOK, J . Papakonstandinu dhe E. Venizelos,
Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara, lista e mëparshme, e poseduar nga qeveria e PASOK, ka pësuar ndryshime shumë të mëdha, me emra politikanësh nga i gjithë spektri politik grek dhe biznesmenësh, të cilët në periudhën e krizës greke dhe jo vetëm kanë kryer evazion fiskal të jashtëzakonshëm, por edhe kanë fituar shuma marramendëse parash nga nxjerrja e parave jashtë Greqisë, por edhe nga investimet e ndryshme, me sfond, falimentimin ose jo të Greqisë, qëndrimin ose jo në Eurozonë, etj.
Në rast se këto vërtetohen, atëherë një gjë është e sigurtë: do të ketë një tërmet politik të tillë në Greqi, që do të ndryshojë gjithë sistemin e deritanishëm dhe do të sjellë një rikombinim të gjithë forcave politike, gje që mund të çojë PASOK në një shpërbërje totale.
(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

në Athinë, nisin hetimet">